“Të thuash nuk ka dëme është ti bësh qejfin vetes”, inxhinierja e njohur jep këshilla për riparimin e objekteve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inxhinierja e njohur, Luljeta Bozo, ka dhënë këshillat e saj, për restaurimin e godinave të dëmtuara nga tërmeti.

Në një lidhje telefonike me “Faxweb”, ajo është shprehur, se në momentin e riparimit duhet të jetë i pranishëm edhe autori i projektit, i cili ka firmosur.

Sipas saj dëmet janë të mëdha dhe nuk mund të gënjesh veten.

Më tej Bozo është shprehur, se në disa godina ka pasur edhe ndërhyrje të banorëve.

Ndër të tjera inxhinierja tha se duhet marrë projekti nga zyra e Urbanistikës dhe të shikohet nëse është zbatuar apo jo si duhet.

 “Dëmet janë goxha. Të thuash si nuk ka dëmë është ti bësh qejfin vetes dhe të gënjesh. Ja po shoh këtë godinën 12 katëshe. Ka dëmtime, por me një të parë të jashtme mendoj se janë gjëra që mund të riparohen. Por në çdo riparim duhet të jenë autorët, që do të thotë ato që e kanë projektuar dhe ato që e kanë zbatuar, pa ato nuk mund të bëhet asnjë ndërhyrje. Ata duhet të jenë sesbën pranë konsulentëve ose ekspertëve që thonë do të riparohet kjo apo ajo. Në çdo rast për çdo rekomandim që do të jepet duhet të jenë autorët që do të thotë projektuesit dhe zbatuesit. Normalisht autori i projektit ka firmosur për projektin që është zbatuar, ai ka firmosur për sigurinë e projektit. Projekti është i depozituar në zyrën e urbanistikës. Të merret dhe të shikohet nëse i kanë bërë sipas projektit apo jo. Duhet të verifikohet nëse projekti ka qenë i sigurt apo jo? Diku ka çaluar kjo hallka e ndërtimit. Këtu ka ndërtesa ngjitur që nuk kanë pësuar asgjë. Autorët e projektit duhet të jenë prezent, pasi edhe banorët mund të kenë ndërhyrë dhe të kenë prishur projektin, ndërkohë që projektuesi nuk e ka zbatuar këtë gjë. Të merret projekti dhe të shikohet. Në përgjithësi, ka godina që janë me projekte të dobta pasi janë dëmtuar, dhe e dyta ka ndëhyrje të banorëve.”, u shpreh Bozo.

Shpërndaje
Share.

Komento