Të shtënat në Tushemisht/ Autorët me maska qëllojnë mbi 100 plumba kallashnikov në drejtim të makinave luksoze

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të shtënat me armë zjarri në Pogradec sot në mëngjes kanë ndodhur në parkingun e një hoteli, që është në pronësi të familjes Mucollari.

Autorët mësohet se kanë qëlluar me armë në drejtim të disa automjeteve luksoze, ku janë dëmtuar 8 prej tyre, ndërsa janë thyer edhe xhamat e hotelit.

Hoteli është në pronësi të shtetases Emanuela Mecollari, e cila është bashkëshortja e Jetmir Mucollarit. Sipas “Dosja.al”, është qëlluar me kallashnikov në drejtim të makinave luksoze që ndodheshin të parkuara në hotel.

Autorët janë larguar në këmbë nga vendngjarja. Ka dyshime se të shtënat kanë qenë paralajmërim për Mucollarin. Ky i fundit ka thënë në polici se nuk ka asnjë konflikt me asnjë njeri.

Jetmir Mucollarit mësohet se i ëhstë bërë atentat më 2013 nga Edmond Fezollari. Krimi ishte për motive të dobëta dhe Mucollari i shpëtoi këtij atentati. Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për këtë rast.

Autorët kanë hyrë me maska në ambjentet e hotelit dhe kanë qëlluar me kallashnikovë. Ata kanë qëlluar mbi 100 herë me plumba në drejtim të makinave. Një prej autorëve ka qëlluar madje edhe në një nga dhomat e hotelit. Ndërsa, tjetri e priste atë me motor. Jetmir Mucollari ka thënë se ky është sulmi i dytë që i ndodh brenda pak ditësh, ndërsa tha se policia ka arritur në vendngjarje me vonesë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.08.2020, rreth orës 05:00, në parkingun e nje hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale. Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento