Skip to content
Kryesore

Të shtëna me automatik në Athinë

· 1 min lexim

Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i të shtënave me armë që ndodhën paraditen e sotme në lagjen Glifada të Athinës, jashtë një supermarketi.

Policia është në vendngjarje dhe dyshohet se shtënat mund të kenë qenë rezultat i një përplasjeje të armatosur për larje pazaresh.

Dy shtetas kurdë janë arrestuar në lidhje me ngjarjen, dhe në vendngjarje janë gjetur të paktën 20 plumba.

Pamjet e kamerave të sigurisë konfirmojnë se nuk bëhet fjalë për një grabitje. Viktimat, të cilët janë turq me origjinë kurde, humbën jetën si pasojë e plagëve të marra.