Skip to content
Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, policia me njoftim zyrtar

· 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme një person është qëlluar me armë zjarri në plazhin e Velipojës. I plagosur ka mbetur shtetasi Pjerin Brushtulli, 48 vjeç.

Mësohet se 48-vjeçari ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe është transportuar në spitalin e Shkodrës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e kësaj ngjarje në plazhin e Velipojës.

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen e Pjerin Brushtulli në plazhin e Velipojës.

Bëhet me dije se 48 vjeçari është qëlluar me një plumb në pjesën e barkut, ndërsa autori është arratirur në vendngjarja. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë shpërndarë në territor për të bërë të mundur kapjen e atentatorit.

Njoftimi i Plotë:

Velipojë/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afersi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi Pjerin Brushtulli 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve.