Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, policia në ndjekje të një personi të rrezikshëm

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pak minuta më parë, pranë nënstacionit elektrik në Lezhë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje sapo dëgjoi të shtënat.

Mësohet se blutë janë angazhuar për kapjen e një personi në kërkim.

Një banore e zonës tregon për “Balkanweb”, se ka parë një person që po vraponte, pasi po ndiqej nga policia.

Më tej ajo shton se blutë i kishin bërë thirrje këtij personi, që të dorëzohej.

“I thoshin dorëzohu këtij personi që po ndiqnin. Policia hyri në oborr. Policia gjuajti me armë, i thoshte dorëzohu”, thotë gruaja.

Shpërndaje
Share.

Komento