Skip to content
Të Gjitha

Të shtëna me armë zjarri në lagjen “5 Maji”, plagoset një person

· 1 min lexim

Një plagosje me armë zjarri  ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ”5 Maji” në Tiranë.

Paraprakisht mësohet se personi plagosur, i përket seksit mashkull rreth 30 vjeç ka marrë një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk ka të dhëna për identitetin e të plagosurit apo të autorit të ngjarjes.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.