Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, ndërron jetë 48-vjeçari (Emri+Detaje)

21:45 18/05/2022
Reading Time: 1 min lexim

Mbrëmjen e sotme Sukthi është përfshirë nga të shtëna me armë zjarri.Si pasojë ka mbetur i plagosur një person i cili është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit dhe më pas ka ndërruar jetë.

Arben Mërkuri është 48 vjeçari i cili është qëlluar për vdekje mbrëmjen e sotme në Sukth të Durrësit. Mësohet se ndaj tij është organizuar një atentat i mirëfilltë ku i 48 vjeçari ka marrë 2 plumba në organet jetësore.

Fillimisht “shënjestra” është dërguar në gjendje të rëndë, por ka pësuar vdekje klinike duke mos mundur t’u mbijetonte plagëve të marra.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjeve të pazareve të drogës. Mërkuri gjithashtu rezulton si person me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e narkotikëve.

Ndërkohë policia ende po punon për kapjen e autorit të ngjarjes, duke ngritur postoblloqe në hyrje-daljet kryesore të qytetit të Durrësit.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit Arben Mërkuri.(I.), 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Me dy mbiemra, 48-vjeçari që u ekzekutua në Sukth dyshohej se ishte vrasës me pagesë

Me dy mbiemra, 48-vjeçari që u ekzekutua në Sukth dyshohej se ishte vrasës me pagesë

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English