Skip to content
Të Gjitha

Të shtëna me armë në Lezhë, plagoset i riu

· 1 min lexim

Pak momente më parë në Lezhë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Për pasojë një 27-vjeçar me iniciale S.N. ka mbetur i plagosur.

Ai u transportua në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, për të kapur autorin.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 11:05, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi S.N. 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.