Skip to content
Të Gjitha

Të rinjtë e FRPD-së protestë simbolike para Parlamentit/ Sot lexohet progres-raporti i vendit në BE

· 1 min lexim

Protesta e sotme para Parlamentit do të jetë shumë më ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim deri më tani.

Protesta e sotme e opozitës do të jetë simbolike dhe nuk do të ketë të pranishëm asnjë prej liderve politik, por vetëm të rinjtë e FRPD-së.

Edhe në Parlament sot pritet të jetë një ditë e qetë për arsye sepse pritet të lexohet progres –raporti i vendit në BE, prej ku është parashikuar edhe një fjalim i Ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj.

Nga ajo që bëhet e ditur, protesta pritet të nisë nga Ministria e Brendshme dhe më pas do t’i drejtohet Parlamentit.