Skip to content
Të Gjitha

Të prishet apo jo busti i Skënderbeut në Lezhë… Vendimi i fundit

· 1 min lexim

Me sa duket një konflikt politik mes Bashkisë së Lezhës dhe IKMT-së së rrethit e ka bërë ‘non grata’ Gjergj Kastriot Skënderbeun në këtë qytet.

Pasi nuk miratoi kërkesën e bashkisë për të vendosur bustin e Skënderbeut pranë memorialit të tij në Lezhë, sot punonjësit e inspektoratit kanë shembur edhe piedestalin ku do të vendosej, i bërë gati.


Punimet për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriot Skënderbeut u ndërprenë në mes pasi Bashkia e Lezhës nuk kishte leje për vendosjen e kësaj shtatoreje.

Drejtori i IKMT Fran Mataj pretendon se Bashkia e Lezhë ka nisur kërkesën për leje në ditën që kishin nisur punimet ndaj Këshilli Kombëtar i Monumenteve ka vendosur pezullimin e punimeve.

Nga ana tjetër Fran Frrokaj kryebashkiak i Lezhës, përfaqësues i PD e ka cilësuar ndërprerjen e punimeve të padrejtë.