Të pakënaqur me shpërblimin e marsit, Rama sqaron infermierët e Lezhës: Mbi 1 mijë euro do paguhen bluzat e bardha në vijën e zjarrit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjekët e spitalit të Lezhës kanë refuzuar shpërblimin prej 5 mijë lekësh për muajin mars.

Ata janë indinjuar për mungesën e vlerësimit dhe shpresonin se do të përfitonin nga shpërblimi 500-1000 euro që premtoi kryeministri Edi Rama.

Stafi i spitalit të Lezhës, i ka dërguar sot një peticion Ministrisë së Shëndetësisë, ku i kërkojnë që të paguhen 500-1000 euro, pasi kanë trajtuar 14 pacientë me COVID-19.

“Nuk na ka bërë shpërblimi që të punojmë 100%, por thjesht ça na kanë premtuar dhe ça u realizua, prandaj kemi vendosur që këtë shumë t’ua japim familjeve në nevojë. Ne do punojmë si me shpërblim si pa shpërblim. Kemi pas rreth 14 raste, puna është bërë fantastike, nuk ka pasur asnjë vdekje, që do të thotë shërbimi është bërë dhe do e bëjmë, tha një nga mjekët.

Në lidhje me këtë keqkuptim ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit ka sqaruar se shpërblimin do ta marrin mjekët dhe infermierët në vijën e zjarrit në spitalet COVID e në autoambulanca.

Shefi i qeverisë ka dhe një përgjigje për PD, e cila e quajti këtë keqkuptim një tregues të qartë të mashtrimit të Ramës me premtimet.

Kryeministri u shpreh se kush nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens, cënon misionin e shenjtë dhe moralin e bluzave të bardha, që do justifikohet në vijim.

“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë! Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cenon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim”, tha Rama.

Shpërndaje
Share.

Komento