Të kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë, policia greke arreston dy shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë, të kërkuar nga autoritetet greke dhe belge, janë arrestuar nga policia greke gjatë përpjekjes për të kaluar kufirin nga Shqipëria në Greqi.
Bëhet fjalë për një 67-vjeçar, për të cilin ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata e Shkallës së Parë të Pireut për akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë”.
Po ashtu, një 48-vjeçar shqiptar, i cili ishte nën hetim nga autoritetet belge për “pengmarrje nën kërcënimin e vrasjes” dhe “gjobvënie në bashkëpunim me kërcënim arme”, u arrestua gjithashtu. Të dy u kapën gjatë hyrjes në Greqi.