Skip to content
Kryesore

Të këqijat që i ka sjellë TikToku Shqipërisë

· 1 min lexim

Nga Lutfi Dervishi 

Ka mbajtur pensionet dhe rrogat të ulëta.

Ka lënë spitalet pa ilaçe dhe aparatura

Ka rritur çmimet

Ka rritur kostot e ndërtimit të rrugëve

Ka ulur lindshmërinë

Ka nxitur emigrimin

Ka ushqyer korrupsionin

Na ka zbritur në fund të klasifikimit të PISA-s

Ka vonuar anëtarësimin në BE

Na ka ftohur marrëdhëniet me Kosovën

Ka shpërdoruar buxhetin e shtetit

Ka rritur varfërinë

Ka inkurajuar prishjen e shtëpive të njerëzve, duke i lënë në qiell të hapur

Ka shkatërruar superprojektin Open Balkan

Ka inkurajuar pastrimin e parave

Ka rritur çmimin e trojeve dhe të metrit katror të ndërtimit

U ka bërë presion prokurorisë dhe gjykatave

Ka sabotuar vënien në punë të inceneratorëve

Ka shpallur investitorë strategjikë njerëz anonimë ose me kapitale të dyshimta

Ka shumëfishuar numrin e dardhëngrënësve poshtë hundës dhe pas shpine

Për të gjithë këto mbyllja e TikTok është e vonuar…