Skip to content
Bota

Të izoluar nga koronavirusi: 71-vjeçari vret me thikë gruan dhe më pas veten

· 1 min lexim

Izolimi në shtëpi ka rezultuar fatal për disa persona në vende të ndryshme të botës, duke i shtyrë ata drejt vetëvrasjes apo vrasjes së personave të  familjes.

Në ngjarje e tillë raportohet në Britani, ku një pensionist, 71-vjeçar, ka vrarë me thikë gruan e tij, 71-vjeç, e më pas ka vrarë edhe veten disa ditë më parë, por ngjarja është zbardhur vetëm së fundmi.

Mediat britanike raportojnë se çifti u gjend i vdekur nga policia në shtëpinë e tyre, pasi fqinjët i kishin lajmëruar të vinin në banesën e të moshuarve, pasi nuk i kishin parë prej kohës kur nisi bllokimi për shkak të koronavirusit.

Policia ka deklaruar se po e trajtojnë çështjen si një incident i izoluar dhe nuk po kërkojnë anjë të dyshuar në lidhje me hetimin.

Fqinjët e çiftit kanë pohuar se ata ishin të shqetësuar për izolimin në shtëpi, teksa i moshuari kishte shprehur shqetësimin e tij për marrjes ilaçeve për sëmundjen e tij në farmaci.

Deri tani, në Britaninë e Madhe janë shënuar 4,320 viktima nga COVID-19, ndërsa 42,479 persona janë të infektuar dhe 215 të tjerë të shëruar.