Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Të huajt dhe nomadët dixhitalë “pushtojnë” Sarandën, si po ndikon në tregun e pronave

12:13 28/03/2023
Reading Time: 2 min lexim

Pas rritjes së kërkesës për apartamente me qira në Tiranë, tashmë nomadët dixhitalë kanë “zbuluar” një tjetër destinacion, Sarandën, por në qytetin bregdetar të Jugut ata po shfaqin interes për blerje të shtëpive.

Eron Çumani, administratori i agjencisë së pasurive të paluajtshme “Investment Property Sarandë”, nënvizon se kërkesa për prona në Sarandë është rritur krahasuar me vjet.

Kërkesa për prona, thekson Çumani, dominohet nga të huajt, si shtetasit gjermanë, suedezë, holandezë, danezë, anglezë, italianë.

Sipas tij, blerësit potencialë janë ata të moshës mbi 40 vjeç deri në 70 vjeç nga vendet perëndimore të Europës që zgjedhin prona luksoze, ndërsa grupmosha e blerësve 35 deri në 40 vjeç dominohet nga nomadët dixhitalë, kryesisht të profesioneve IT.

“Qëllimet e blerjes së pronës janë gjithëpërfshirëse, si nga dhënia e tyre për qira pasi çmimet e qirave mujore dhe ditore janë rritur 20 deri 40%, por edhe si shtëpi e dytë për verim apo banimi për punonjësit në profesionet IT që punojnë online”.

Sipas përllogaritjeve të agjencisë kthimi i investimit për pronë në Sarandë nëpërmjet qiradhënies është 10 deri në 15 vjet.  Agjencitë imobilare pohuan se edhe vjet pati një rritje të kërkesës për apartamente me qira në Tiranë nga nomadë dixhitalë, kryesisht në profesionet IT.  “Flukse të larta të kërkesës për apartamente ka kryesisht nga shtetas rumunë, amerikanë, turq, holandezë, gjermanë që po punojnë remote në Shqipëri për periudha 6 muaj deri në 1 vit.  Më tepër janë shtetas me profesion IT. Kryesisht të huajt preferojnë zona ku aksesi është i rehatshëm në këmbë dhe apartamente me mobilime të reja dhe moderne.  Shumë prej të huajve kanë sjellë edhe fëmijët për të jetuar në Tiranë për periudhën që ata punojnë këtu, për shkak të pranisë së shumë kolegjeve që ofrojnë mësim në gjuhën angleze”, pohuan më herët ndërmjetësuesit e pasurive të paluajtshme nga “Century 21 CPM Smart”.

Sipas “Digital Nomad Statistics” vlerësohet se ka rreth 35 milionë nomadë dixhitalë në mbarë botën. Nomadët dixhitalë kontribuojnë me një vlerë ekonomike globale prej 787 miliardë dollarësh në vit.

Nëse lëvizja globale nomade dixhitale do të ishte një vend, do të renditej në vendin e 41-të në botë për sa i përket popullsisë.

Demografia e nomadëve dixhitalë po ndryshon vazhdimisht. Për shembull, në vitin 2020, 79% e nomadëve u identifikuan si meshkuj. Tani, nomadet femra dixhitale përbëjnë 48% të kësaj industrie.  Grupmosha për një nomad dixhital është e gjerë, me mosha që variojnë nga 17 deri në 72 vjeç. Megjithatë, mosha mesatare e një nomadi dixhital është 34 vjeç.  Për 2023 shumica e nomadëve dixhitalë vijnë nga SHBA në 23,2 mln, më pas janë europinët, latinët, afrikanët dhe indianët./D.Azo për Monitor

Të tjera

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s
Aktualitet

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës është shpallur zyrtarisht Rezervë Biosfere nga UNESCO, duke marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme ndërkombëtare për...

14:51 06/06/2026
SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit
Aktualitet

SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit

Kur bëhet fjalë për dosje me qindra miliona euro dhe tendera të dyshuar korruptivë, drejtësia shqiptare duket se ka një...

18:33 05/06/2026
Para
A e dobëson koalicionin dalja e Alibeajt me kandidat në Tiranë? Meta: Jemi ortek i pandalshëm

A e dobëson koalicionin dalja e Alibeajt me kandidat në Tiranë? Meta: Jemi ortek i pandalshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

14:51 06/06/2026
SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit

SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit

18:33 05/06/2026
“Ishin vetëm 6 policë, jo 40”/ Xhaxhai i Enea Mekollit përgënjeshtron drejtorin e Policisë dhe i kërkon llogari Begajt: E latë vendin në dorë të kriminelëve

“Ishin vetëm 6 policë, jo 40”/ Xhaxhai i Enea Mekollit përgënjeshtron drejtorin e Policisë dhe i kërkon llogari Begajt: E latë vendin në dorë të kriminelëve

17:27 05/06/2026
Tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec, Gjykata lë në burg dy rojet e “Major Security”

Tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec, Gjykata lë në burg dy rojet e “Major Security”

17:03 05/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.