Skip to content
Të Gjitha

Të gjithë në pritje të kampionatit, Liga Profesioniste kërkon të ndryshojë emrin e Superligës

· 2 min lexim

Në një kohë kur tifozët shqiptarë janë në pritje të fillimit të kampionatit, i cili prej më shumë se një muaji është shtyrë nga bojkoti i krerëve të klubeve për plotësimin e kërkesave nga ana e qeverisë, Liga Profesionale ka dalë ditën e sotme me një lajmërim.

Nëpërmjet faqes zyrtare, Liga njofton se po kërkon një sponsor për emrin e saj, e drejta për të qenë sponsor përfshin edhe blerjen edhe të drejtave të emrit të Kategorisë Superiore, dhe për këtë ka vendosur dhe çmimin dysheme, 10 milion lek të reja:

Liga

Njoftimi i Ligës:

Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për emrin e saj.

E drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të Kategorise Superiore (Superligës) dhe përfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar.

Për informacion më të hollesishëm, mund të na shkruani në adresën [email protected].

Shitja e të drejtave të emrit do të ketë afat vetëm për sezonin 2020-2021 me një çmim dysheme prej 10 milion lekë.

Çdo subjekt i interesuar mund të paraqese oferten e tij brenda datës 23 Tetor 2020, ora 12.00, në adresën Sheshi Italia, Stadiumi “Air Albania”, Kati i 2-të, 1010 Tiranë, ose nëpërmjet adresës se emailit [email protected]