Të dënuar për grup kriminal dhe vrasje, kush janë 4 të ‘shënjestruarit’ e OFL (EMRAT)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Operacioni Forca e Ligjit (OFL), ka ‘zbarkuar’ ditën e sotme në Kurbin, Mat dhe Lezhë, ku ka u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë katër eksponentëve kriminale me precedentë penalë të theksuar.

Bëhet me dije se  OFL ka shënjestruar 4 të dënuar, 2 për vrasje dhe 2 për grup kriminal.

Mësohet se formulari u është dërguar shtetasve:

Bajram Hidri  banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale ”Kultivimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Ai ishte i shpallur në kërkim në qershor të vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, pasi ishte dënuar me 4 vite burg për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve “,”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Hil Ndreca banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Albert Malçi  banues në Mat, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Altin Nogaj banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Bajram Hidri  banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale ”Kultivimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Hil Ndreca banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Albert Malçi  banues në Mat, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Altin Nogaj banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Shpërndaje
Share.

Komento