Skip to content
Kryesore

“Të bëhet drejtësi”/ Gazetari sqaron pse publikoi videon e sulmit ndaj Martin Canit

· 1 min lexim

Gazetari Eraldo Harlicaj ka komentuar në emisionin “Top Story” mbrëmjen e djeshme vendimin për të publikuar videon tronditëse që dokumenton momentet e sulmit me thikë ndaj Martin Canit.

Harlicaj tregoi se u ndodh përballë një dileme mes përgjegjësisë profesionale dhe nevojës për të ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës.

Ai tha se publikimi i videos ishte një vendim i vetëdijshëm që mori për të nxitur reagimin publik dhe hetimet, pasi në pamje duken të gjithë personat e pranishëm në skenën e krimit.

“Zgjodha ta publikoj atë video që të mos lihej në harresë kjo ngjarje dhe që të bëhet drejtësi,” u shpreh Harlicaj.