Skip to content
Showbiz

Tayna zbuloi sot se kush i shkruan në ‘DM’, por i ra pishman menjëherë

· 1 min lexim

Këngëtarja e suksesshme dhe super e talentuar, Tayna duket se i ka rënë pishman për atë që publikoi në story para pak orësh.

Në kohën që po jetojmë mënyra më e thjeshtë për të komunikuar me dikë janë rrjetet sociale dhe merreni me mend vetë ç’bëhet në inbox-in e Taynës!

Jo vetëm persona të panjohur, por edhe emra të famshëm të showbiz-it shqiptar e të huaj i shkruajnë reperes shqiptare dhe ajo na e pranoi vetë.

Tayna publikoi sot në story-n e Instagramit një foto ku pohonte faktin që lista e saj e mesazheve është plot me emra reperësh, e kjo si për të “lënduar”ndjenjat të gjithëve.

Në një postim në InstaStory, ajo ka shkruar:

“Mendon se mund të lëndosh ndjenjat e mia? Unë i kam të gjithë reperët tuaj të preferuar në mesazhe. Kombëtarë e ndërkombëtarë!”