Skip to content
Kryesore

Taulant Seferi falënderon tifozët pas eliminimit nga Euro 2024

· 1 min lexim

Kombëtarja shqiptare u kthye dje në vend pas eliminimit nga Euro 2024. Sulmuesi kuqezi, Taulant Seferi, shprehu krenarinë dhe lumturinë e tij për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë kompeticion të madh europian, duke e cilësuar si realizimin e një ëndrre.

“Krenar që jam Shqiptar. Shumë i lumtur që isha pjesë e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve në këtë rrugëtim. Faleminderues pa fund për këtë eksperiencë kaq të bukur, e cila do të mbetet gjithë jetën time në zemër,” shkroi Seferi në postimin e tij.

Ai falënderoi Zotin, familjen dhe të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës për mbështetjen e tyre, duke u shprehur mirënjohës për gjithmonë. Seferi gjithashtu vlerësoi tifozët kuqezi për mbështetjen e tyre të pandërprerë për Kombëtaren.

Ky reagim i Seferit vjen në një moment reflektimi për Kombëtaren shqiptare pas përfundimit të aventurës në Euro 2024.