Skip to content
Të Gjitha

Task Forca “godet” 160 subjekte të transportit rrugor/ Vendosen gjoba të rënda për shkeljet e bëra

· 1 min lexim

Transporti rrugor është kthyer padyshim në një problem dhe për këtë arsye Task Forca ka nisur një aksion, ku 160 subjekte të kësaj kategorie kanë rezultuar me shkelje të rënda të ligjit.

Për të gjithë këta subjekte janë vendosur gjoba për arsye të tilla si “ndryshim destinacioni”, pa “akt vlerësimi komoditeti” dhe në shumë raste transportonin udhëtarë me mungesë dokumentacioni.

Kontrollet për subjektet e transportit rrugor kanë nisur që në fillim të këtij muaji dhe pikat kryesore kanë qenë akset kombëtare dhe treminalet që kanë pasur fluks më të lartë të udhëtarëve.

Aksioni ka nisur vetëm pak javë pasi ministrja, Belinda Balliku ka realizuar një takim me përfaqësuesit e kësaj kategorie dhe  ka thënë se do të ketë rregullim dhe përmirësim të linjave.

Ministrja ka thënë se do të goditen të gjitha ato subjekte që janë të paligjshme dhe do të eliminohet konkurrenca e pandershme.