“Tamponi është budallallëk”, Ronaldo shpërthen pasi humbi sfidën me Barcelonën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe në testin e dytë që ka kryer mbrëmjen e djeshme. Edhe pse vazhdon të jetë asimpomatik, ky virus i ka kushtuar shumë yllit të Juventusit i cili mbrëmjen e sotme duhet të ishte në krye të ekipit në ndeshjen e shumëpritur ndaj Barcelonës për Ligën e  Kampionëve.

Por edhe pse i infektuar me koronavirus ai nuk është kursyer që të ndajë me ndjekësit e tij në instagram momente nga karantina në shtëpi dhe stërvitja e pandërprerë fizike.

Por në postimin e fundit ai ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore por sipas tij testi PCR(testi i Covid-19) është një broçkull e madhe.

 “Jam në formë të shkëlqyer dhe plot shëndet, Forza Juve! Tamponi është budallallëk”, ka shkruar Ronaldo përkrah fotos së postuar në Instagram.

Ndërkohë kujtojmë se Cristiano Ronaldo u infektua me COVID-19 gjatë kohës që ishte grumbulluar me Kombëtaren e tij për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Ai u kthye menjëherë në shtëpinë e tij në Torino ku është izoluar dhe po pret me pa durim momentin që do të shërohet dhe t’i kthehet ekipit të tij, Juventusit, pasi edhe në testin e javës kaluar rezultoi pozitiv.

Shpërndaje
Share.

Komento