Skip to content
Bota

Talebanët në Afganistan/ Lista e plotë e vendeve që kanë evakuuar afganët

· 2 min lexim

Talebanët në Afganistan/ Lista e plotë e vendeve që kanë evakuuar afganët

Shumë vende janë solidarizuar dhe janë bërë bashkë për t’i ardhur në ndihmë popullit të Afganistanit i cili tashmë ka rënë në duart e talebanëve. Dhuna dhe terrori vazhdojnë të jenë pjesë e çdo dite në atë vend ku banorët e të cilit po mundohen të largohen sa më shpejt për t’i shpëtuar tmerrit të talebanëve. Por falë ndihmës që kanë ofruar vendet e tjera një pjesë e madhe e këtij populli kanë arritur të shpëtojnë dhe të gjejnë një vend strehimi të përkohshëm.

Më poshtë paraqitet një listë me vendet dhe me numrin përkatës të refugjatëve afganë që do të strehojnë në këtë periudhë të vështirë.

Listën e kryeson SHBA-ja e cila ka evakuuar më shumë persona se vendet e tjera të botës, meë pas e ndjek Britania dhe Gjermania.

Shumë vende të botës kanë nisur operacionet për evakuimin e afganëve nëpër shtetet e tyre për tu siguruar atyre paqe dhe siguri.

Reuters ka bërë një listim të vendeve që kanë pritur afganë duhe treguar edhe numrin në total se sa janë transportuar deri më tani. Listën e kryeson SHBA-ja e cila ka evakuuar më shumë persona se vendet e tjera të botës, më pas e ndjek Britania dhe Gjermania.

Numrat e evakuimit sipas vendeve deri më tani: 

SHBA: Ka evakuuar më shumë se 5,200 njerëz deri më tani, përfshirë 2,000 në 24 orët e fundit. Uashingtoni është zotuar se do të nxjerrë 22,000 afganë që u cënohet jeta dhe 15,000 amerikanë që ndodhen ende në vend.

Mbretëria e Bashkuar: Rreth 1,200 njerëz që nga e diela përfshirë afganë. Ajo synon të marrë rreth 1.000 njerëz në ditë

Gjermani: 500 persona që nga e diela, përfshirë 100 afganë

Francë: 209 persona, përfshirë 184 afganë

Spanjë: 500 persona

Holandë: 35 shtetas – synojnë të marrin 1,000 punëtorë afganë dhe familjet e tyre

Danimarka: 84 persona

Hungari: 26 persona

Polonia : 50 persona

Republika Çeke: 46 persona përfshirë punëtorë afganë

Japoni: 12 punonjës të ambasadës

Australi: 26 persona përfshirë afganë

India: 170 persona

Turqi: 552 persona

Zvicra: Qëllimi për të evakuuar 230 punëtorë afganë