Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Taksitë ende në krizë për shkak të masave “absurde” kufizuese: Virusi nuk e ka punën me orar

13:03 04/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Që nga konfirmimi i rasteve të para me COVID-19 në vendin tonë, shërbimi taxi u pezullua, ndërsa kryeministri Edi Rama bëri me dije se taksistët do të marrin pagë lufte.

Me vendim qeverie, taksitë filluan aktivitetin një javë më parë ndërsa duhet të zbatonin një protokoll masash sigurie si për shembull; shërbimi duhet të ofrohej vetëm brenda qytetit, orari i lëvizjes deri në 17:30, respektimi i higjienës, apo marrja e vetëm një personi në mjet.

Ndërkohë që nga dita e sotme, taksitë mund të ofrojnë edhe shërbimin ndërqytetas, ku mund të transportojnë deri në dy persona nga e njëjta familje.

Ashtu si të gjithë aktivitetet ekonomike, edhe taksitë u goditën rëndë ekomomikisht për shkak të COVID-19.

E megjithatë, rifillimi i aktivitetit, nën masat tolerante të qeverisë, nuk po i jep mundësinë që të rimëkëmben.

Gazetareforma.com ka kontaktuar me administratorin e një kompanie “shërbimi taksi”, i cili ka treguar veshtirësitë që po has ky aktivitet, për shkak të masave kufizuese të qeverisë.

Administratori i kompanisë në fjalë shprehet, se njerëzit janë të stepur për të përdorur taksi, edhe pse masat mbrojtëse zbatohen në mënyrë të përpiktë, pasi kanë frikë se u mbaron afati i lëvizjes.

Njëkohësisht sipas tij, policia nuk është treguar aspak tolerante me shoferët e taksive, të cilët janë ndaluar disa herë dhe u është kërkuar autorizimi për të lëvizur, pavarësisht se kryeministri dha dritën jeshilë për rifillimin e këtij aktiviteti.

“Njerëzit janë tërësisht të stepur për të përdorur taksi edhe pse masat mbrojtëse zbatohen në mënyrë të përpiktë, pasi kanë frikë se u mbaron afati i lëvizjes. Edhe punonjësit e taksive nuk janë toleruar, policia i ndalon vazhdimisht edhe pse kanë autorizimet për të lëvizur”.

Gjithashtu, kufizimi i lëvizjes së taksive deri në 17:30, njësoj si makinat private është konsideruar i pakuptimtë prej administratorit në fjalë.

“Kufizimi i lëvizjes deri në orën 17.30 veçanërisht për taksitë është absurd. Virusi nuk e ka punën me orar, që të përhapet pas orës 17.30 dhe prandaj duhet të ndalojmë çdo aktivitet. Aq më tepër që në gjithë botën masat janë liruar. Tani që rreziku është më i ulët këto kufizime nuk kanë kuptim”,- vijon ai.

Shqetësimi i ngritur ka një bazë të fortë logjike, duke qenë se një pjesë e bizneseve nuk kanë mundësi të sigurojnë transportin e punonjësve.

Shumë restorante, të cilët ofrojnë shërbimin “delivery”, punojnë edhe pas orës 17:30, disa prej tyre edhe 24 orë, por jo të gjithë kanë mundësi të sigurojnë transportin e punonjësve, duke krijuar kështu një ngërç në funksionimin e këtij sektori.

Duke qenë se transporti publik prej dy muajsh është pezulluar, taksitë do të ishin një alternativë e mirë për transportin.

Vështirësi në transport kanë hasur gjithashtu edhe qytetarët me probleme shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije, se gjatë periudhës së epidemisë, shërbimi i ambulancës do të ofrohet vetëm për rastet emergjente.

Mirëpo shumë qytetarë për arsye nga më të ndryshmet, apo për të ndjekur një kurë apo terapi, u është dashur t’i drejtohen dyerve të spitalit, duke gjetur mënyra alternative transporti.

Nga sa u tha më sipër, pavarësisht dhënies së dritës jeshile për të riflluar aktivitetin, masat kufizuese, do t’ja vështirësojnë shumë punën taksive në rrugën drejt rimëkëmbjes.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: covid19taksiTirana

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Prej 3 javësh pa asnjë rast, kinezi rikthen COVID-19 në Durrës

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English