Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Taksat në kohë pandemie/ Bregasi replikon me Ahmetajn për tatim-fitimin, ministri nxjerr blof edhe PD-në me dokumentet LIVE

17:15 25/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Mbledhja e taksave nga ana e qeverisë për bizneset e mëdha edhe në kohë pandemie njësoj si në kohë normale, ka irrituar subjektet dhe kompanitë e mëdha në vend që prisnin nga qeveria më shumë lehtësira.

Kjo gjë ka indinjuar jo vetëm kompani private që ushtrojnë aktivitetin e tyre normal, por edhe subjekte biznesi të afërta me qeverinë “Rama”, të cilët janë ndjerë nën presion për pagesat që u kërkohen me ngulm nga Tatimet.

Presidenti i “Biznes Albania” Luan Bregasi, shkëmbeu dje kritika dhe replika live në emisionin “Real Story”, në “News24”, me ministrin Arben Ahmetaj, teksa u ndal te pasojat e pandemisë së koronavirusit në ekonominë shqiptare.

Sipas Bregasit, nëse protokollet e Covid-it do të ishin menaxhuar si duhet nga qeveria, ekonomia do ta kishte më të lehtë të dilte nga kjo situatë. Por, në kundërpërgjigje ministri Ahmetaj tha se, qeveria shqiptare fitoi me menaxhimin e situatës.

Debati Bregasi Ahmetaj për taksat

Bregasi: Vendi jonë është aq i vogël, sa unë si ministër do të interesohesha për të ndërtuar edhe një ndërmarrje. Pra, nëse protokollet e Covid, që ishin për të siguruar dy garancitë që ofroi qeveria, dhe që ka diskutime nëse ishin të mjaftueshme, do të ishin menaxhuar si duhet, ekonomia do ta kishte më të lehtë të dilte nga kjo situatë.

Ahmetaj: Po ndalem te turizmi, mbi 80% e turistëve vijnë në rrugë tokësore. Ndaj dhe kjo e mbajti gjallë turizmin.

Bregasi: Absolutisht që turizmi ishte mirë, këtë unë e ndjeva dhe vetë.

Ahmetaj: Ekonomia ka nevojë për optimizëm. Luani e tha si nëpër dhëmbë, por në fakt duhet të thotë me zë që fituam. Po, ne fituam dhe jo vetëm që mbijetuam, por arritën edhe të gjeneronim të ardhura pozitive. Jam dakord me Luanin që elementi i dytë mund të ishte bërë më fleksibël, ajo e garancive. Por ne kontribuuam në mirëmbajtjen e të ardhurave në periudhë pandemie. Unë nuk po them që ne do shkëlqejmë këtë 6-mujor, por mendoj se do të jemi më mirë. Janë gati 100 kompani që kanë marrë punë Luan. Është shtyrë tatim-fitimi.

Bregasi: Po për kompanitë është shtyrë?

Ahmetaj: Po.

Bregasi: Pse tatimet iu dërgojnë online të gjitha kompanive se duhet të paguajnë tatim-fitimin? Ligji është ndryshe.

Ahmetaj: Ke shumë të drejtë, por situata është e tillë.

Bregasi: Sapo ma çuan me email, që iu kërkohet tatim-fitimi.

Ahmetaj: Nuk mund të jetë kështu, sepse me ligj është shtyrë. Ma dërgoni në ËhatsApp, që ta sqaroj.

Debati me opozitën

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ka nxjerrë bllof dje Partinë Demokratike për denoncimet që ka bërë gjatë ditëve të fundit për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Vetë Ahmetaj ka shkuar në emisionin “Real Story” i përgatitur me dokumente dhe ka marrë emër për emër denoncimet e PD-së dhe ka treguar ndihmat që i janë dhënë këtyre familjeve.

Socialisti theksoi se, të gjitha familjet që jetojnë në çadra kanë marrë bonuset e qirave, ndonëse kanë vendosur vetë që të jetojnë në kushte të atilla për të qenë afër tokës.

“Akuza është në Krujë, jetojnë në një konteiner shumë të vogël me 5 pjesëtarë, thotë Indriti. Fakti, është përfitues i programit, dhe do i rindërtohet në Krujë. Kjo është akuza. Vijmë te dokumentet. Ja ku e ke Indrit Sami Primi. është vlerësuar. I është ofruar bonusi i qirasë. Një pjesë e mirë nuk duan të lëvizin, dhe rrinë në çadra edhe pse ne i kemi dhënë bonusin e qirasë.

Akuza, s’ka marrë përgjigje për rindërtimin e shtëpisë. Selman Mirdita. Fakti është se po trajtohet me bonus qiraje. Shtëpia i ndërtohet në Thumanë. Ja vlerësimi, DS4. Ja Selman Mirdita. Edhe nr/telefoni, edhe rruga etj. Ankohet mirë, pse ankohet?

Andon Shota. Ja ku e ke, çadër në kushte të vështira. Thotë nuk e kam ofruar bonusin e qirasë. Do i rindërtohet shtëpia në sajtin e ri në Krujë. E drejta e tij mos lëvizë nga shtëpia dhe rri në çadër, se kanë toka e bagëti”,- deklaroi Ahmetaj, ndërsa ceku më tej të tjerë emra të denoncuar nga PD, si të braktisur nga qeveria.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: arben ahmetajdebatLuan Bregasitaksa

Të tjera

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë
Aktualitet

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Bllokimi prej pesë ditësh i aksit Librazhd-Përrenjas po shkakton pasoja të rënda për qarkullimin dhe ekonominë e familjeve në juglindje...

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu
Aktualitet

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Ekonomistja Irena Beqiraj ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook lidhur me gjendjen e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, duke...

14:54 25/02/2026
Para

Tentoi të arratisej nga Policia e Tiranës, zbardhen detajet për 28-vjeçarin e akuzuar për “Dhunë në Familje”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

14:54 25/02/2026
Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

14:42 25/02/2026
Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

14:15 25/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.