Skip to content
Aktualitet

Takimi me Xhaçkën, Yuri Kim: Jemi të prekur nga vendimi i Shqipërisë për pritur afganët

· 2 min lexim

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, pati një takim me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Ambasadorja amerikane foli për mediat pas takimit, ku shprehu edhe njëherë mirënjohjen Shqipërisë për vendimin për të strehuar afganët.

Patëm një takim shumë të mirë sot, në kontekstin e situatave sfiduese në Afganistan dhe menduam se do të ishte një ide e mirë të koordinohemi ngushtë. Jemi të prekur nga vendimi i Shqipërisë për t’u dhënë strehim të përkohshëm.
I shpreh mirënjohje popullit shqiptar për ndihmën e tij! Nuk kemi ende një numër të saktë. Ajo që mund të them se njerëzit do të vijnë përkohësisht për tu zhvendosur në SHBA”, tha Yuri Kim. Ndërsa ministrja Xhaçka e konsideroi takimin me ambasadoren Kim si shumë të frytshëm për një situatë shumë dinamike, që po ndiqet minutë pas minute për çdo zhvillim.

Në vendin tonë, sot pritet të zbresë avioni i parë me emigrantët të cilët janë të detyruar të largohen nga vendi i tyre, pasi u pushtua nga talebanët. Tre godina në Qytetin Studenti janë zbrazur nga studentët dhe janë bërë gati për qëndrimin e të huajve dhe familjeve të tyre. Janë gjithsej 250 emigrantë afganë të cilët pritet të akomodohen në këto ambiente.