Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Takimi me Muçin në Presidencë pas shkarkimit, zbulohet kërkesa e Metës për ish-prokurorin

14:36 22/11/2019
Reading Time: 2 min lexim

Pas shkarkimit nga KPA-ja, presidenti Ilir Meta, priti sot në zyrë anëtarin e emërëruar prej tij në Gjykatën Kushtetuese, Besnik Muçin.

Meta i ka kërkuar Muçit, që të rishikojë qëndrimin e tij dhe të deklarojë përfundimin e mandatit.

Ndërkohë ish-prokurori, Besnik Muçi i tha Metës, se procesi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ka qenë tepër diskriminues, edhe për faktin e qëndrimeve të tij, si gjyqtar i Kushtetueses.

Më tej Muçi i garantoi Metës, se do të mirëkuptojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe presidentit, në lidhje me plotësimin e vakancave.

Më pas Meta bëri me dije se më 5 dhjetor, do të realizojë shortin për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Qëndrimi i plotë

Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta priti sot në një takim z.Besnik Muçi.

Presidenti Meta, e falenderoi z.Muçi që pranoi të ushtronte detyrën e Gjyqtarit të Gjykatësit Kushtetues, si kandidatura e parë e përzgjedhur nga Presidenti i Republikës.

Presidenti Meta i kërkoi zotit Muçi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues.

Z.Muçi i deklaroi Presidentit Meta se, procesi i rivlerësimit kalimtar i kryer në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka qenë tepër diskriminues edhe për faktin e qëndrimeve të tij si gjyqtar kushtetues.

Z.Muçi i shprehu Presidentit Meta se nuk është politikan, por një jurist dhe duhet të veprojë si i tillë deri në fund për të kërkuar të drejtat e tij pranë çdo gjykate ndërkombëtare, vendimi i së cilës ka juridiksion ndaj Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë zoti Muçi e garantoi Presidentin Meta se do të mirëkuptojë çdo veprim të mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës, për të vijuar procesin midis tyre në lidhje me plotësimin  e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Meta ndërkohë është në pritje të njoftimit nga Gjykata Kushtetuese për të rishpallur menjëherë këtë vakancë për aplikim.

Presidenti Meta bën publik edhe faktin se ka vendosur që shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të realizohet nga Institucioni i Presidentit të Republikës në datë 5 dhjetor 2019 dhe pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: besnik muciIlir Metapresidence

Të tjera

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë
Aktualitet

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj protestave kundër projektit në Zvërnec, duke akuzuar protestuesit se po refuzojnë faktet dhe...

15:03 18/06/2026
Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat
Aktualitet

Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

Deklarata e komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, për projektin në Zvërnec ka hapur një tjetër front diskutimi rreth qeverisë shqiptare....

14:25 18/06/2026
Para

Provat e reja për grupin “Bajri”, Krimet e Rënda bëjnë lëvizjen e papritur

Lajmet e fundit

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

14:25 18/06/2026
Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

12:37 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English