Policia greke ka marrë masa të rrepta sigurie për vizitën e sotme të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë. Ai do të mbajë një fjalim në Galatsi në orën 11, i cili është pjesë e një vizite private dhe i dedikuar zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri. Mbi 1000 punonjës policie janë vendosur në detyrë për këtë ngjarje, duke përfshirë forca speciale dhe njësi të ndryshme të policisë. Gjithashtu, janë përdorur helikopterë dhe dronë për të monitoruar situatën nga ajri, dhe është aktivizuar një rrjet i avancuar informacioni për të garantuar sigurinë gjatë vizitës.
“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve
“Çoni lokacionin!” Kjo ishte një nga batutat që u dëgjua dje mes protestuesve, të cilët ironizuan kryeministrin Edi Rama për...








