Tahiri thumbon ministrat nga salla e gjyqit: Çmimi më i shtrenjtë që kam paguar për hotel është 140 euro

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka lënë me gojë hapur të gjithë të pranishmit të Krimet e Rënda, teksa ka rrëzuar një nga një akuzat ndaj tij.

Ndërsa bënte mbrojtjen, Tahiri nuk ka kursyer edhe ministrat e tanishëm në kabinetin qeveritar.

Ish-ministri ka ironizuar në lidhje me faturat e kripura të hoteleve të paguara me paratë e buxhetit të shtetit, por nuk ka përmendur emra.

Më tej ai shtoi, se fatura më e shtrenjtë e paguar prej tij ka qenë 140 euro, shkruan “Balkanweb”.

Tahiri u shpreh:

“Prokuroria ka hetuar të gjithë lidhjet e mia shoqërore dhe ka pyetur me letër porosi, se c’ punë kishte këtë nuk e di. Ka cuar letër porosi dhe ka pyetur edhe për çmimet e hoteleve ku kam fjetur, në media u tha se unë flija në hotele me 1 mijë euro nata. Por ju garantoj se me letër porosi është garantuar se çmimi më i shtrenjtë i paguar si ministër, është vetëm 140 euro, jo si ajo tjetra që paguante 900 euro nata.”

Kujtojmë këtu se gjatë ditës së sotme, organi i akuzës kërkoi 12 vjet burg për Saimir Tahirin.

Ky i fundit do të përfitojë uljen me 1/3 të dënimit, për shkak se gjykata pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar.

Shpërndaje
Share.

Komento