Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tabaku: Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet, s’ka surpriza në Samit!

16:06 10/06/2021
Reading Time: 4 min lexim

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabakuka folur ditën e sotme lidhur me zhvillimet e fundit që po ndodhin në vend. E ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Tabaku ndër të tjera është ndalur te konferenca mes kryeministrit Edi Rama dhe Komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi, ku ndër të tjera u fol edhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Tabaku u shpreh se vendi ynë nuk i ka plotësuar kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian. Ndër të tjera Tabaku është ndalur edhe tek arsyet se pse Basha duhet të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike, si dhe për shkarkimin e Ilir Metës nga Kuvendi, ku tha se u shkel çdo parim i demokracisë dhe balancës normale të pushteteve. Në fund të intervistës, Tabaku iu bëri thirrje të gjithë anëtarëve të PD, që të votojnë maisivisht në zgjedhjet e 13 qershorit.

“Vetëm vitin e kaluar Shqipërisë i janë vendosur disa kushte. Shqipëria nuk i ka plotësuar parakushtet. Nuk do të ketë asnjë lajm në Samitin që zhvillohet më 22 qershor për sa i përket vendimit për Konferencën e parë Ndërqeveritare. Shqipëria është i vetmi vend që ka regres dhe po i largohet këtij procesi. Parakushtet kryesore që nuk janë plotësuar, janë ligji i medias, lufta ndaj korrupsioni dhe zgjedhjet e 25 prillit. Nuk mund të pranojmë një rezultat, që është i vjedhur, ka përdorur krimin, sigurisht që do të vazhdojmë gjithë rrugën ligjore, betejën tonë. Do të ketë një vendim të Forumeve të PD nëse do të jemi në Parlament, por ne do të përdorim gjithë hapësirën e mundshme për të vijuar betejën. PD në këto zgjedhje hyri pa asnjë pushtet, pa bashki, jashtë parlamentit, pa asnjë lloj mbështetje. Ishim të bindur që do të kishte një kufizim për qeverinë. Sot 10 anëtarë të parlamentit janë drejtpërdrejt të lidhur me krimin ose me dosje që janë në hetim për vjedhje të zgjedhjeve”, tha Tabaku.

Pse disa demokratë kritikojnë z. Basha dhe e bëjnë fajtor për humbjen në zgjedhje?

Të gjithë demokratët që kanë qenë në linjë të parë, që kanë vuajtur, që kanë luftuar për të marrë votën, që kanë qenë nën presionin e shtetit, sigurisht që e mendojnë kështu si unë. Pastaj, ato që duan të gjejnë fajtorin aty ku nuk është, sigurisht që e shohin këtë edhe te kryetari i PD. Sigurisht që secili prej nesh ka pjesën e tij të fajit. Ata që flasin sot, një pjesë nuk janë përfshirë në fushatën elektorale të PD, nuk janë përfshirë për të kërkuar votën për PD. Është shumë e rëndësishme të njohim mangësitë tona, por akoma më e rëndësishme është të mos përdorësh argumentet që përdor kundërshtari.

Kushdo që ka qenë i përfshirë në fushatë, e di çfarë ka ndodhur në terren. Edhe për dekriminalizimin nuk ka qenë betejë e lehtë, ka qenë e vështirë, por i nxorëm 15 deputetë kriminelë nga parlamenti, dhe kjo ishte betejë e Lulzim Bashës. Edhe beteja kundër kanabisit nuk është e lehtë, por ne vazhdojmë ta bëjmë. Ka shumë arsye që unë mendoj pse Basha duhet të vazhdojë të jetë në drejtimin e PD. Nuk është e lehtë të luftosh me autokraci të tillë, që natën prish teatrin dhe ditën sillet sikur s’ka ndodhur asgjë, që largon çdo zë opozitar, që ndryshe bën, ndryshe thotë e ndryshe reklamohet. Është një situatë e paprecedentë, që po vë në pikëpyetje demokracinë. Unë mendoj se me një strategji të re, me rrugën e nisur së fundi, për të bërë bashkë gjithë opozitën, mendoj se Basha mund të vijojë të drejtojë PD për të çuar përpara vendin.

Si i shihni zgjedhjet në PD? Po shpallja e Berishës “non grata”, sa preket nga urdhri ekzekutiv i Joe Biden?
Janë dy gjëra të ndryshme. Zgjedhjet e 13 qershorit në PD tregojnë për vlerat, debatin, mundësinë që i jepet kujtdo. Unë jam e shqetësuar për bashkimin pas 13 qershorit, se sa 13 qershorin në vetvete. Anëtarët e PD janë të zgjuar, e kanë përjetuar presionin, dhe e dinë çfarë ka ndodhur në zgjedhje. Sa i përket z. Berisha, ai i është futur rrugës ligjore dhe besoj se do ta vazhdojë. Nuk e di lidhjen e urdhrit ekzekutiv me shpalljen ‘non grata’, por unë besoj se z. Berisha i është futur rrugës ligjore dhe do i shkojë deri në fund, ai është nga ata politikan që nuk i lë gjërat në mes. Nuk është surprizë që Shqipëria përfshihet në urdhrin ekzekutiv të Biden, pasi situata me korrupsionin ka ardhur duke u përkeqësuar vitet e fundit. Në këtë situatë ku ndodhet sot qeveria shqiptare, besoj se shumë shpejt do të publikohet informacioni, pse është përfshirë Shqipëria në urdhrin ekzekutiv të Joe Biden.

Shkarkimi i Metës nga Kuvendi, e prisnit?
Të them të drejtën nuk ka gjë që nuk bën kjo qeveri. Nuk kisha menduar se do të arrinin deri këtu, u shkel çdo parim i demokracisë, i kontrollit dhe balancës normale të pushteteve. Besoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim, që do të jetë në anën e drejtë të ligjit. Ata do vijojnë të shkelin me këmbë, këdo që kanë kundër, por besoj se një opozitë të fortë do jetë e aftë të nxjerrë faktet.

 

Etiketa: jorida tabakusamitiShqiperia

Të lidhura

Paditi për shpifje Agron Shehajn, Lapaj paraqitet në GJKKO
Kryesore

Paditi për shpifje Agron Shehajn, Lapaj paraqitet në GJKKO

Adriatik Lapaj është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procesit gjyqësor...

11:48 09/05/2025
15 vjetori i anëtarësimit në NATO/ Ambasada Amerikane: Së bashku më të fortë
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, ambasada amerikane mesazh për qytetarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të qartë dhe të fortë në prag të zgjedhjeve...

10:16 09/05/2025
Para
Reagon KLGJ për sulmet ndaj gjykatësve: Respektimi i gjyqtarëve forcon shtetin e së drejtës!

Reagon KLGJ për sulmet ndaj gjykatësve: Respektimi i gjyqtarëve forcon shtetin e së drejtës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.