Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, u kthye në Shqipëri pas përfundimit të aventurës në Kampionatin Europian dhe menjëherë falënderoi të gjithë për mbështetjen e madhe. “Dua të falenderoj të gjithë. Mbështetja ka qenë e madhe. Kemi luajtur me skuadra të forta. Unë jam krenar me secilin lojtar,” tha Sylvinho. Ai shprehu besimin se e ardhmja e ekipit do të jetë e mirë dhe se lojtarët e rinj do ta përfaqësojnë vendin siç duhet. “Ne jemi në rrugën e duhur. Faleminderit edhe lojtarëve. Ndjesi e pabesueshme të jemi në Gjermani,” shtoi ai, duke theksuar rëndësinë e përvojës së fituar gjatë këtij turneu.
Durrësi rihap muzetë, por pa “Bukuroshen e Durrësit” të plotë dhe pa galerinë “Ibrahim Kodra”
Muzetë e Durrësit janë rihapur pas viteve të mbylljes nga tërmeti i nëntorit 2019, por dy institucionet kryesore të trashëgimisë...








