Skip to content
Të Gjitha

Super lajm! Mjeku i njohur shqiptar: Ilaçi kundër Covid-19 ndodhet edhe në Shqipëri

· 3 min lexim

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë shqiptarët.

Ai ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” se Universiteti i Oxfordit ka gjetur mjekimin  e parë që përmirëson gjendjen shëndetësore të pacientëve të infektuar me Covid-19.

Mjeku shkruan se medikamenti është deksametazoni, i cili ndodhet edhe në Shqipëri, dhe që ul me 33% vdekshmërinë te pacientët e intubuar.

Lajmi i mirë është se ky medikament është dhe shumë i lirë.

Postimi i plotë i Alimehmetit:

🙏 Super lajm i mire miqte e mi! 🙏 🇬🇧 Studimi RECOVERY i Universitetit te Oxfordit gjen mjekimin e pare qe permireson mbijetesen te pacientet me COVID-19. ✅ Medikamenti eshte DEKSAMETAZONI!

🚩 Deksametazoni eshte nje mjekim i kudondodhur, edhe ne Shqiperi, dhe shume i lire. Sa eshte perfitimi? Pasi u studian plot 6.425 paciente ne 175 spitale te ndryshme u gjet se:

✅ Ulet me 33% vdekshmeria te pacientet e intubuar!

✅ Ulet me 20% vdekshmeria te pacientet ne terapi intensive jo te intubuar!

✅ Shpetohet 1 jete plus per çdo 8 paciente te intubuar dhe te trajtuar me deksametazon!

✅ Shpetohet 1 jete plus per çdo 25 paciente nen oksigjen te trajtuar me deksametazon!

Super super lajm!

Studimi publikohet ne forme te reduktuar paraprakisht per te bere te mundur fillimin e terapise ne te gjithe boten, nderkohe qe presim detajet e plota.

https://www.facebook.com/iliralimehmeti11/posts/3016149101795612

Por çfarë thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë për këtë studim?

Në një reagim zyrtar ditën e djeshme, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mirëpret rezultatet fillestare të provës klinike nga Mbretëria e Bashkuar që tregojnë se Dexamethasone, mund të jetë shpëtues për pacientët që janë të sëmurë kritikë nga COVID-19.

Për pacientët me ventilatorë, trajtimi u tregua se zvogëlon vdekshmërinë me rreth një të tretën, dhe për pacientët që kërkojnë vetëm oksigjen, vdekshmëria u shkurtua me rreth një të pestën, sipas gjetjeve paraprake të ndara me OBSh.

Përfitimi u pa vetëm te pacientët e sëmurë rëndë me COVID-19 dhe nuk u vërejt te pacientët me simptoma më të buta.

“Ky është trajtimi i parë që tregohet për të zvogëluar vdekshmërinë tek pacientët me COVID-19 që kërkojnë mbështetje me oksigjen ose ventilator”, tha Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH.

“Ky është një lajm i shkëlqyeshëm dhe uroj Qeverinë e Britanisë së Madhe, Universitetin e Oksfordit dhe shumë spitale dhe pacientë në Mbretërinë e Bashkuar që kanë kontribuar në këtë përparim shkencor shpëtimtar.”