Skip to content
Të Gjitha

Super koncert! Violinisti i famshëm shqiptar rikthehet në Shqipëri pas 20 vitesh

· 1 min lexim

Violinisti i famshëm shqiptar Olsi Xinxo pas plot 20 vitesh karrierë jashtë Shqipërisë është kthyer në atdheun e tij.

Së fundmi ai ka dhënë një super koncert në skenën e Universitetit të Arteve. Po ashtu me violinistin ka performuar edhe pianistja e njohur Silvana Skënderi.

Rikujtojmë se Olsi ka ushtruar profesionin e tij për 12 vite me radhë në Slloveni në operën e Sarajevës, në filarmoninë e Malit të Zi dhe në operën e Samsunit në Turqi.

Ai ka ditur si të vjedhë zemrat e publikut dhe duartrokitjet e tyre edhe në performancat e tij si solist në salla shumë të famshme botërore.