Skip to content
Të Gjitha

Sulmuesi Aubameyang dhe pasioni i tij për makinat luksoze, disa të tilla në oborrin e shtëpisë(FOTO)

· 1 min lexim

Pierre Emenick Aubameyang njihet nga të gjithë për golat e shumtë në fushën e lojës, por jo të gjithë janë në dijeni të pasionit të tij për makinat super luksoze dhe të modeleve të fundit.

Në oborrin e vilës së tij në Londër humb mes makinave të shumta sportive e luksoze, ku natyrisht që nuk mund të mungojnë emrat më të mëdhenj të prodhuesve si Lamborghini e Ferrari.

Sulmuesi nga Gambia rinovoi pak ditë më parë kontratën me Arsenalin dhe u shndërrua në një nga futbollistët më të paguar në kampionatin anglez, por edhe më gjerë.