Skip to content
Aktualitet

Sulmuan KZAZ në Peshkopi, zbardhen emrat e personave të arrestuar

· 2 min lexim

Disa përplasje kanë ndodhur në qytetin e Peshkopisë mbrëmjen e djeshme, ku shumë protestues sulmuan një qendër KZAZ-je.

Policia ka arrestuar 12 persona, ndërsa 39  të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për sulmin ndaj  KZAZ nr. 19, në qytetin e Peshkopisë.

Sipas Policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 19, e cila ndodhet në ambientet e palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë.

Protestuesit kanë përdorur sende të forta, kapsolla  dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ-s, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim.

Në pranga kanë përfunduar:

  • K.U., 29 vjeç, banues në fshatin Pollazhan
  • M.Gj, 29 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
  • A.K, 55 vjeç, banues në fshatin Kandërr
  • F. V., 54 vjeç, banues në Peshkopi
  • A. K., 23 vjeç, banues në fshatin Kandër
  • E.K., 25 vjeç, banues në fshatin Kandër
  • J. K., 31 vjeç, banues në fshatin Kandër
  • I. K., 52 vjeç , banues në fshatin Kandër
  • O. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
  • E. B., 32 vjeç, banues në fshatin Kandër
  • L.Z., 42 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
  • A. B.,  61 vjeç, banues në fshatin Rashnapojë.

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale: “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i  materialit zgjedhor”, parashikuar nga neni 151/2 (dënimi nga 5 deri në 15 vjet), neni 236/2 (dënimi me gjobë, ose burg deri në 7 vjet) dhe neni 326/a (dënimi me burg nga 6 muaj deri ne 5 vjet).