Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar ditën e sotme se është e nevojshme që përtej dhimbjes së shkaktuar nga sulmi në Moskë, hetimet duhet të kryhen në mënyrë objektive.
Putin u shpreh se sulmi në sallën e koncerteve në Crocus u krye nga radikalë islamistë, ndërsa theksoi se SHBA po përpiqet që të bindë këdo që Ukraina nuk ka përfshirje në këtë sulm. Këto deklarata Putin i bëri në një takim me zyrtarë të lartë të sigurisë.
Ai e cilësoi ngjarjen e të premtes si një akt intimidimi, teksa shtoi se autoritetet ruse duhet të duhet të zbulohet arsyeja se përse terroristët po përpiqeshin të arratiseshin drejt Ukrainës.
Kosova drejt zgjedhjeve të treta të jashtëzakonshme, në tryezë datat 31 maj dhe 7 qershor
Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë Presidentin e ri brenda afatit kushtetues....








