Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sulmet kibernetike shkaktojnë mijëra viktima, reagon SHBA: Përgjegjësi e Rusisë!

08:58 05/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ekspertë të sigurisë kibernetike në Amerikë, u shprehën se një sulm kibernetik që nisi më 2 korrik, preku mijëra viktima në 17 vende të botës. Ekspertët ua atribuuan përgjegjësinë bandave rusishtfolëse, ndërsa thanë se kriminelët kanë kërkuar shpërblime në vlerë prej 45 mijë dollarë, deri në 5 milionë. Fred Voccola, shef i Kaseyas, një kompani me seli në SHBA, softueri i së cilës u prish, gjithashtu vlerësoi se numri i viktimave është me mijëra.

Ai tha se shumica janë biznese të vogla, si objekte dentare, firma të arkitekturës, qendra të kirurgjisë dhe biblioteka. Shkollat, agjencitë e vogla qeveritare, agjencitë e udhëtimit dhe agjencitë e kontabilitetit janë gjithashtu në mesin e viktimave të raportuara. Kompania beson se e ka identifikuar burimin e cenueshmërisë dhe do të lëshojë një raport për klientët e prekur sa më shpejt që të jetë e mundur, tha Voccola në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Ai nuk pranoi të ofrojë detaje për sulmin, por tha se “niveli i sofistikimit ishte i jashtëzakonshëm”. Ekspertët e sigurisë kibernetike në SHBA thanë se banda REvil – një sindikatë e madhe rusishtfolëse – duket se qëndron prapa sulmit. Sipas tyre, nuk është rastësi që sulmi nisi në fundjavën kur SHBA-ja shënoi përvjetorin e pavarësisë. Shumë biznese mund të mos e zbulojnë se janë goditur derisa të rihapen më 5 ose 6 korrik. FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës në SHBA janë duke bërë hetime dhe u kanë kërkuar kompanive që t’i raportojnë problemet, por kanë paralajmëruar se “shkalla e këtij incidenti mund ta bëjë të pamundur përgjigjen për secilën viktimë veç e veç”.

Presidenti Joe Biden i ka urdhëruar agjencitë e inteligjencës amerikane që të hetojnë incidentin. Anne Neuberger, zëvendëskëshilltare e Shtëpisë së Bardhë për teknologjinë kibernetike dhe teknologjinë në zhvillim, tha se FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare “do t’i ndihmojnë viktimat e identifikuara për të siguruar ndihmë, bazuar në vlerësimin e rrezikut kombëtar”. Një nga kompanitë e prekura është zinxhiri suedez i ushqimeve Coop, shkruan REL.

Ai është detyruar të mbyllë shumicën e 800 dyqaneve të tij më 3 dhe 4 korrik, pasi sulmi ka dëmtuar softuerin e arkës së tij. Një zinxhir suedez i farmacive, një zinxhir i stacioneve të karburanteve, hekurudha shtetërore dhe transmetuesi publik SVT janë goditur gjithashtu. Mbikëqyrësi federal i sigurisë kibernetike në Gjermani tha se një ofrues i paidentifikuar i shërbimeve IT, që kujdeset për disa mijëra klientë, është sulmuar. Dy kompani të mëdha holandeze të shërbimeve IT ishin po ashtu në mesin e objektivave.

Sulmet kibernetike kryhen nga hakerë që hyjnë në rrjete dhe shpërndajnë kode të dëmshme, që bllokojnë të dhënat digjitale të viktimave. Të dhënat janë të papërdorshme derisa kompania e sulmuar paguan shumën që i kërkohet. Sulme të profilit të lartë kanë goditur një tubacion energjetik të SHBA-së dhe një përpunues global të mishit, në muajin maj. Muajin e kaluar, gjatë një takimi në Gjenevë, presidenti Biden ka biseduar me homologun rus, Vladimir Putin, për bandat e sulmeve kibernetike, që dyshohet se veprojnë pa u ndëshkuar në Rusi. Biden ka thënë se ka paralajmëruar Putinin se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen, nëse hetimet përcaktojnë se Qeveria ruse qëndron pas ndonjë sulmi.

Etiketa: Rusishbasulme kibernetike

Të lidhura

Ushtarët izraelitë nën hetim për krime lufte pas vrasjes së civilëve në rradhët e ndihmave në Gaza
Bota

Ushtarët izraelitë nën hetim për krime lufte pas vrasjes së civilëve në rradhët e ndihmave në Gaza

Ushtria izraelite ka hapur një hetim të brendshëm lidhur me dyshimet për krime lufte në Gaza, pas rritjes së provave...

08:46 28/06/2025
Ukraina shkatërron katër avionë bombardues rusë
Bota

Ukraina shkatërron katër avionë bombardues rusë

Forcat speciale të Ukrainës kanë ndërmarrë një operacion goditës në thellësi të territorit rus, duke shkatërruar dy avionë bombardues në...

08:28 28/06/2025
Para
Ushtria e Mianmarit bën masakër, vret 25 njerëz në një qytet të vendit

Ushtria e Mianmarit bën masakër, vret 25 njerëz në një qytet të vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ushtarët izraelitë nën hetim për krime lufte pas vrasjes së civilëve në rradhët e ndihmave në Gaza

Ushtarët izraelitë nën hetim për krime lufte pas vrasjes së civilëve në rradhët e ndihmave në Gaza

08:46 28/06/2025
Ukraina shkatërron katër avionë bombardues rusë

Ukraina shkatërron katër avionë bombardues rusë

08:28 28/06/2025
Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, nga rënia e lindjeve dhe ndryshimet ligjore

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, nga rënia e lindjeve dhe ndryshimet ligjore

08:14 28/06/2025
Horoskopi sot: 20 Qershor 2025

Horoskopi sot: 28 Qershor 2025

07:57 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.