Rusia nuk ndalet, ku të paktën tre shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas Kiev, pasi sirenat e sulmit ajror u ndezën.
Ndërkohë që kryebashkiaku Vitalii Klitschko tha se ndërtesat e banimit në zonën qendrore të Shevchenkivskiy ishin dëmtuar.
Andriy Yermak, kreu i zyrës së Presidentit Zelensky, tha se sulmet ishin nga të ashtuquajturat dron kamikaze.
Kjo vjen një javë pasi kryeqyteti u godit nga disa raketa ruse në orën e pikut, në një sulm mbarëkombëtar që la 19 të vdekur.
Shpërthimet të hënën ndodhën rreth orës 07:00 me orën lokale (04:00 GMT), tha Paul Adams i BBC-së, i cili ndodhet në qytet.
Duke shkruar në faqen e mediave sociale Telegram, Z. Klitschko tha se ata ishin në lagjen Shevchenkivskiy, i cili u godit nga disa sulme javën e kaluar.
Lufta në Ukrainë nuk dihet se sa do të vazhdojë dhe si do të përfundojë, por shtetet perëndimore dhe SHBA janë rreshtuar krah Ukrainës dhe po e mbështesin çdo ditë atë me armatime të reja.
Një paketë e re ndihme ushtarake prej 725 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën pritet të përfshijë municione dhe automjete ushtarake, por jo aftësi të reja të konsiderueshme ose mbrojtje kundërajrore, i thanë agjencisë Reuters të premten dy zyrtarë amerikanë të informuar mbi ndihmën.
Paketa është e para që nga breshëria e sulmeve me raketa që Rusia lëshoi mbi qendrat e popullsisë civile në Ukrainë këtë javë. Ndihma e fundit do ta çonte në më shumë se 17.5 miliardë dollarë shifrën e përgjithshme të ndihmës ushtarake të Shteteve të Bashkuara që kur Rusia filloi agresionin nga Ukrainës më 24 shkurt.
Presidenti amerikan Joe Biden i kërkoi Sekretarit të Shtetit “të udhëzonte tërheqjen deri në 725 milionë dollarë në artikuj dhe shërbime të mbrojtjes të Departamentit të Mbrojtjes, si dhe në drejtim të trajnimit ushtarak” për të ndihmuar Ukrainën.