Skip to content
Kronikë

Sulm i armatosur në kishën “Shën Maria” në Stamboll, një Person humb jetën

· 1 min lexim

Një sulm i armatosur ka ndodhur në kishën italiane “Shën Maria” në lagjen Sarıyer të Stambollit gjatë shërbimit të së dielës. Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya konfirmoi vdekjen e një personi dhe nisjen e hetimit për kapjen e sulmuesve. Autorët, të armatosur dhe me maska, sulmuan me armë rreth orës 11:40 lokale. Çështja është nën hetim të gjerë, dhe zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik, ka dënuar fuqishëm sulmin duke theksuar përpjekjet për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. CNN turk raporton se sulmuesit përdorën armë automatike në kishë.