Para pak minutash në Sukth, ka ndodhur një aksident i rëndë ku një makinë ka përplasur për vdekjen këmbësorin J.P, 67 vjeç. Këmbësori ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Sipas policisë drejtuesi i mjetit është shtetasi A.S. 34 vjeç, banues në Durrës. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit
“Më datë 04.03.2019, rreth orës 11:15 , në Sukth në një rrugë dytësore në afërsi të mbikalimit , shtetasi A.S., 34 vjeç , banues në Durrës , duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin këmbësor J.P, 67 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.