Skip to content
Politikë

Suedia hyn zyrtarisht në NATO, bëhet vendi i 32-të anëtar i aleancës

· 1 min lexim

Suedia është zyrtarisht pjesë e NATO-s. Lajmin e ka konfirmuar për qytetarët e tij, kryeministri suedez, Ukf Kristersson.

Ai ishte sot Uashington për të dorëzuar dokumentet përfundimtare për këtë çështje.
Kjo do të thotë se nëse Suedia sulmohet, anëtarët e tjerë të aleancës do të jenë të detyruar ta mbrojnë atë sipas artikullit 5 të aleancës.

Duke folur pas pranimit të Suedisë, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se aleanca e NATO-s është tani më e fortë dhe më e madhe se kurrë.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përshëndeti vendimin si “historik”.