“Studimi i Akademisë së Shkencave: 49% krijuan imunitet”, Fuga: Distancohem, është i nxituar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Akademiku Artan Fuga si anëtar i Akademisë së Shkencave është distancuar nga studimi i fundit mbi imunizimin e popullsisë ndaj COVID-19.

Sipas Fugës, deklarimet në atë studim janë të pambështetura mjaftueshëm për t’u besuar, të pavërtetuara me transparencë si dhe të nxituara.

Ai kujton se ka qenë kundër edhe studimit të parë vitin e kaluar, që sipas Fugës koha e tregoi se parashikimi ishte pikërisht një naivitet fëmijëror që nëse do merrej parasysh atëhere do të kishte shkaktuar dëme të mëdha ekonomike dhe shëndetësore.

Studimi për të cilin Fuga është kundër është bërë nga mjeku imunolog Genc Sulçebe dhe Akademia e Shkencave që ka konstatuar se 48-49% e popullsisë së Tiranës e ka fituar imunitetin pasi e ka kaluar tashmë COVID-19.

”Pas një kërkimi të bërë nga persona të veçantë mbi gjendjen e përhapjes së COVID-19 në popullsinë e Shqipërisë, dhe rezultateve ditët e fundit nga burime që vishen nga autoritete të Akademisë së Shkencave në ndonjë media, në datën 15 janar 2021, u anonçua se është arritur imuniteti i tufës lidhur me virusin në fjalë.

Për sa më sipër, si anëtar i asaj Akademie, deklaroj distancim personal nga deklarimet, duke i konsideruar të pambështetura mjaftueshëm për të qenë të besueshme, të pavërtetuara me transparencë, dhe të deklaruara me nxitim pa respektuar etikën e kërkimit shkencor. Edhe gjatë 2020, ASH duke pretenduar se po përdorte metoda simulimi të prediktivitetit shkencor, deklaroi se pandemia do vinte duke ulur kurbën, e potencialit infektues, brenda gjysmës së vitit të parë të 2020. Në atë kohë jam distancuar nga parashikimet, që më janë dukur në erë. Siç kam theksuar, të dhënat e përdorura nga individë të veçantë, me nxitim dhe amatoreske brenda ASH, ishin të pabesueshme, Ishin blof. Nga ana tjetër, sikur e thonin shkencëtarët më të njohur në botë, evolucioni dhe përhapja e virusit nuk mund të parashikoheshin matematikisht apo me simulime informatike. Kishte shkallë të lartë spontaniteti. Variablet e pavarura që ndikonin në përhapjen e pandemisë, apo ndikojnë sot janë aq të shumta, dhe të panjohura, sa do i konsideroja një naivitet fëmijëror të pretendohej një parashikim atë që koha e tregoi.

Koha vërtetoi se parashikimi ishte i gabuar, dhe do kishte pasoja të rënda për shëndetin publik dhe ekonominë, nëse do ishte marrë seriozisht. Pa u harruar asaj, pa iu kthyer në mënyrë kritike prediktimit të gabuar, ASH bën tani gabimin e radhës. Ka disa ditë që merr përsipër institucionalisht të çertifikojë rezultatet e një studimi të bërë nga persona të veçantë, që janë në të drejtën e tyre të hulumtojmë sipas asaj që kanë dëshirë, duke humbur neutralitetin e institucionit. ASH për qëllime të saj i vendos vulën zyrtare studimeve, pa patur argument, të drejtë ligjore.

Akademia e Shkencave nuk mund të angazhohet në ëprgjegjësira, që në asamblera e seksione s’ka kompetenca për t’i marrë përgjegjësinë, historianë, inxhinierë, kimistë, anëtare etj, veterinerë, agronomë, letrarë, muzikantë. Sado të zotët të jenë, nuk mund të çertifikojnë studime nga fusha e epidemiologjisë. Nuk e konsideroj veten kompetent të certifikoj një studim që del nga fushat e kompetencave të mia.

Duhen muaj që të shkruhet raporti përfundimtar i studimit, duke u nxitur të japë të dhëna të pastrukturuara, të panënshtruara ndaj gjykimit publik, që është kërkesa e parë. Duke u bazuar në të dhëna shumë të diskutueshme, burime jashtë çdo kompetence institucionale. ”- deklaron Fuga.

Shpërndaje
Share.

Komento