Skip to content
Bota

Studimi/ 63% e italianëve, me shqetësime psikologjike gjatë pandemisë

· 1 min lexim

Një studim i fundit i kryer nga Instituti kërkimor Elma sjell të dhëna shqetësuese për simptomat psikologjike që shfaqën njerëzit gjatë mbylljes që solli pandemia e COVID-19.

Për këtë studim u realizua një hulumtim në gjashtë vende europiane (Francë, Gjermani, Britani të Madhe, Itali, Spanjë, Poloni), dhe u arrit në përfundimin se rreth 60% e qytetarëve kanë shfaqur simptoma të çrregullimeve psikologjike gjatë karantinës, të cilat zgjateshin në më shumë se 15 ditë.

Shtetet ku ndikimi i Covidit mbërrin majat janë Spanja me 69% dhe Italia e Britania, secila me nga 63%.

Në Gjermania, shifra ishte më e ulët, më pak se 50%. Simptomat kryesore të përmendura në studim janë pagjumësia ose zgjimi gjatë natës, lodhja ose këputja dhe mungesa e energjisë, trishtimi apo dëshira për të qarë, mungesa e interesit ose kënaqësia për të bërë gjëra, momentet e ankthit dhe panikut. Shumica e qytetarëve të intervistuar pranuan se kanë pasur të paktën dy prej këtyre shenjave.

Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë kërkuar ndihmën e psikologëve për të përballur situatën që i është krijuar, ndërsa 65% kanë kërkuar informacion në internet.