Skip to content
Të Gjitha

Studimet tregojnë se po na mbron nga COVID-19: Mjeku tregon çfarë efekti ka vaksina kundër tuberkulozit

· 2 min lexim

Disa ditë më parë ‘Research Gate’ ka publikuar një analizë ku tregon se në vendet ku vaksina kundër tuberkulozit është ende e detyruar, përfshirë edhe vetë Kinën, koronavirusi nuk ka pasur forcë kundër fëmijëve dhe të rinjve.

Sakaq, në vendet perëndimore ku zhdukja e tuberkulozit bëri që vaksina të mos ishte më e detyrueshme, ka shkaktuar tek të rinjtë probleme me COVID-19 që nuk janë shfaqur në Kinë.

Sipas kësaj analize, përhapja e virusit në vendet ku vaksina është e detyrueshme ka qenë shumë më e ngadalshme se në vendet si Italia, SHBA, Franca, Mbretëri e Bashkuar e Spanjë ku koronavirusi po përhapet shumë më shpejt.

Ndonëse nuk ka asgjë të vërtetuar nëse vaksina e zhduk virusin apo jo, 2 shkencëtarët danezë Peter Aaby dhe Christine Stabell Benn, që jetojnë dhe punojnë në Afrikë kanë vënë re se vaksina kundër tuberkulozit pengon rreth 30% të të gjitha patogjeneve të njohura nga njeriu, përfshirë edhe viruset.

Sipas studimit, kjo mund të jetë arsyeja pse COVID-19 nuk është përhapur në masë në vendin tonë ndonëse kemi një lidhje shumë të ngushtë me Italinë.

Pra, vaksina kundër tuberkulozit po shpëton Shqipërinë nga COVID-19?

Së fundmi, imunologu Genc Sulçebe, i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur rreth efektit që ka pasur vaksina e tuberkulozit, e cila thuhet se rrit imunitetin ndaj COVID-19.

Sulçebe tha se kjo është vetëm një hipotezë por po pritet që të konfirmohet nga organet kompetente, nëse vaksina e tuberkulozit ka ndonjë efekt.

“Është observim i vjetër në fakt, është vënë re se vaksina e tublekulozit bëjnë një farë stimulimi të sistemit imunitar, të disa qelizave specifike që stimulojnë veprimin e sitemit imunitar brenda në qelizë ku është dhe virusi. Kjo është vërtetuar dhe në praktikën klinike. Të sëmurët me kances mjekohën për të rritur imunitetin. Në Shqipëri është vaksinimi i detyruar në lindje të fëmijës, ka filluar që në vitet ‘60 ka filluar vaksinimi,”-tha imunologu

Mbrëmjen e sotme një 82-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, duke e çuar në 12 numrin e viktimave në vendin tonë, teksa numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 223 persona nga 1,526 teste të kryera në total.

Në spitalin Infektiv akualisht ndodhen 74 persona, 6 prej të cilëve në terapi intensive, ku 4 janë intubuar.