Ditën e sotme, para se protesta masive të fillojë përpara godinës së kryeministrisë, studentët u mblodhën nëpër oborre të fakulteteve dhe nuk kanë lejuar që asnjë të futet në mësim. Ditën e djeshme ata paralajmëruan se protesta e sotme do jetë masive dhe do ketë bojkotim total të mësimit. Për këtë arsye, ata kanë gjetur forma të veҫanta për të bllokuar fakultetet.
Derës së Fakultetit Ekonomik i është vënë kyҫi nga studentët dhe e kanë lidhur atë me zinxhir.
Nga ana tjetër, në Fakultetin e Drejtësisë dhe në Universitetin e Politeknikut studentët kanë vënë si shenjë një shirit në hyrje që tregon vazhdimin e protestës dhe bojkotimin e mësimit.
Studentët shprehen se protesta do vazhdojë deri në plotësimin e 8 kërkesave të tyre por pa dialog.