Skip to content
Të Gjitha

Studentët revoltë ndaj rektorit të Universitetit të Shkodrës/ I derdhin shishen me bojë në kokë (VIDEO)

· 1 min lexim

Thyerja e derës kryesore të goditës së re të një prej fakulteteve në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka mbledhur ditën e sotme  Komisionin e Etikës, mirëpo një ngjarje e pazakontë ka ndodhur.

Në momentin që mbledhja e pedagogëve me rektorin ka filluar, një studente në shenjë proteste ka kaluar dhe i ka derdhur në kokë një shishe me bojë rektorit të universitetit, Adem Bekteshit.

Kjo sigurisht ka qenë një ngjarje e planifikuar dhe njëri prej studentëve ka filmuar ndërkohë që studentja kryente aktin.

Deri më tani nuk ka asnjë të reagim nga rektorati, por është duke u pritur nëse për studentët do të merren ose jo masa.