Studentët pushtojnë rrugët në ditën e tretë të protestës: U bashkohen edhe pedagogët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Studentët edhe sot, ashtu siҫ paralajmëruan dje, kanë nisur protestën duke marshuar të gjithë së bashku, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Shkodër, Korçë dhe Elbasan.

Në Shkodër, disa pedagogë i janë bashkuar protestës. Pedagogu i letërsisë, Arben Prendi, u ka kërkuar studentëve të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe gjithashtu u ka sugjeruar që kërkesave të tyre t’u shtohet edhe heqja e  mesatares mbi 7 për regjistrimet e reja.

Ai thotë se nuk është e vërtetë se tarifat janë vendosur nga universitetet, siҫ deklaroi ministrja Nikolla.

Nga ana tjetër, në Tiranë, përsëri me pankarta nëpër duar, studentët kanë bllokuar rrugët.

Ato janë në pritje të vendimit për përgjysmimin e tarifave e plotësimin e pikave të tjera dhe janë të vendosur që do i shkojnë deri në fund këtij qëllimi.

Ndërsa studentët e Fakultetit të Drejtësisë, i janë bashkuar protestës me thirrjen: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, thirrje kjo që risjell në kujtesë protestën e studentëve në dhjetorin e vitit 1990.

Ndërsa në Elbasan, studentët janë nisur për t’ju bashkuar protestës në Tiranë, teksa anëtarët e Senatit Shpëtim Hala dhe Studim Hysa, u kanë bërë thirrje që t’i rikthehen mësimit.

(Balkanweb)

Shpërndaje
Share.

Komento