Skip to content
Të Gjitha

Studentët e UBT protestë për prishjen e fidanishtes/ Veliaj: Është turp!

· 1 min lexim

Prishja e fidanishtes së Universitetit Bujqësor të Tiranës ka ngjallur reagime të forta, sidomos nga studentët e këtij korpusi, të cilët edhe kanë protestuar lidhur me këtë çështje.

I gjendur para kësaj rezistence ka reaguar edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka thënë se kjo është një turp, pasi aty do të ndërtohet një shkollë 9-vjeçare për komunitetin e zonës.

Veliaj thotë se është duke u ndërtuar në një pronë private të shpronësuar nga Bashkia e Tiranës dhe ky është një institucion jetik sidomos për banorët që jetojnë aty.

Postimi i Veliajt:

Im atë ka kaluar një dekadë në Univestitetin Bujqësor. Une kam kaluar fëmijërinë në vitet ’80!

Si u nënshtruan/korruptuan nga 200 ndërtime pa leje e nuk reaguan, qe turp!

Por akoma më turp sot, histeria ndaj shkollës JETIKE për Njësinë 11, në tokë PIRVATE shpronësuar nga Bashkia Tiranë  TURP!