Skip to content
Arsim

Studentët e mjekësisë ritheken në auditorë, ja garancia që iu dha rektori i UMT

· 1 min lexim

Pas një vale të gjatë protestash që kundërshtojnë ligjin, i cili i detyron ato të punojnë për 5 vite në Shqipëri dhe më pas të marrin diplomë, ose në rast të kundërt duhet të paguajnë një shumë të madhe, studentët e mjekësisë kanë marrë sot garanci nga rektori Arben Gjata për mbështetje ndaj kërkesave të tyre.

Pas kësaj garancie nga rektori studentët iu janë rikthyer auditorëve. Mësohet se Gjata u ka pohuar se nuk do të kenë kushtet për plotësim kontrate, deri në daljen e vendimit të Gjykatës.