Statusi për shpërthimin e depozitave të gazit, merret vendimi për vajzën që përhapi panik në Facebook

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

E reja që përhapi panik në rrjetet sociale, është liruar nga qelia.

Xhulia Aliaj u arrestua, pasi shkroi se është krisur hidrovori në Porto Romano dhe mund të shpërthejnë depozitat e gazit.

Avokati i saj mbrojtës, u shpreh, se 25-vjeçarja nuk ka pasur për qëllim të përhapë panik, por e ka bërë thirrjen në kushte të rënda psikologjike.

“Edhe efekti që ka pasur statusi i saj ka qenë fare i pallogaritshëm sepse ka marrë 25 like dhe 8 apo 9 komente”, tha avokati gjatë seancës gjyqësore.

Trupa gjykuese caktoi për Xhulia Aliajn detyrim paraqitje dy herë në muaj, shkruan “Tirana Post”.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama u bëri sot apel mediave, që të bëjnë kujdes me informacionet që publikojnë.

Shpërndaje
Share.

Komento